Papa Francesk bëri një lëvizje surprizë ditët e fundit: vendosi të zbusë rregullat e rrëfimit, për të mbrojtur në këtë mënyrë priftërinjtë dhe besimtarët nga koronavirusi.
Vatikani është në zemër të Italisë së shndërruar në epiqendrën e re të Covid 19 në botë. Vendimi I Atit të shenjtë u ndikua pikërisht nga fakti që bilanci i viktimave në vend ka mbërritur në mijëra e vazhdon të rëndohet dita-ditës. Por thirrjet që ai të zbusë dhe rregulla të tjera kanë rënë në vësh të shurdhër, pasi Papa argjentinas nuk duket i gatshëm të ndryshojë qëndrim mbi aspekte tradicionale të besimit siç janë kontraceptivët apo beqaria.
Lynda Telford, autore e “ Gratë e Vatikanit: Fuqia femërorë në një botë meshkujsh”, tha për Daily Express, tha se beson që Françesku vetë do të ishte I gatshëm të bënte diçka për të modernizuar katolicizmin. Por ai punon me një “ klikë” tradicionalistësh që kundërshtojnë çdo ndryshim rrënjësor. Madje sipas Telford, Papa dëshiron të vazhdojë punën e Gjon Palit II për t`i lejuar besimtarët të përdorin metoda kontraceptive.
“ Por kisha është e mbushur me tradicionalistë, përfshirë , nga sa druhem, edhe Papën Benedikt, që po drejton klikën e tyre”, thotë shkrimtarja. Benedikti e ka drejtoi Kishën nga viti 2005 deri në 2013-tën, përpara se të tërhiqej në mesin e skandalit të abuzimeve seksuale, stresit mendor dhe përkeqësimit te shëndetit.
Top Channel