COVID-19 i ka shtrirë efektet e tij edhe përtej shëndetit. Përhapja në thuajse 200 shtete të botës dhe kthimi në një pandemi globale, ka paralizuar çdo lëvizje dhe veprimtari, duke izoluar miliona njerëz. Tregëtia, transporti e një sërë biznesesh të rëndësishme në këto vende janë mbyllur tërësisht.
Kështu shprehet edhe Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit. Duke e cilësuar situatën një rrezik për të gjithë këtë sektor.
Ndikimi i pandemisë në turizëm
Në një letër të hapur drejtuar të gjithë kombeve Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit, shprehet se turizmi është një nga sektorët më të prekur të kësaj krize të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Çdo vit turizmi gjenderon 10.4% të GDP botërore që përkthehet në 319 milionë të punësuar në një shtrirje prej 185 shtetesh.
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 1 në 5 punë janë gjeruar nga sektori i turizmit dhe udhëtimeve, por që së fundëmi ndodhet në një rrezik të madh. Gloria Guevara Presidente e këtij këshilli, u shpreh në një deklaratë zyrtare se, nga analizat e ekseprtëve të turizmit në lidhje me impaktin e pandemisë në këtë sektor, parashikohet një shkurtim i 50 milionë vendeve pune në të gjithë globin. Kjo është ekuivalente me ndalimin e turizmit dhe udhëtimeve për një periudhë 3 mujore në të gjithë botën.
Thirrje për ndihmë
Organizata Botërore e Turizmit UNWTO, disa ditë më parë e ka cilësuar turizmin si një nga sektorët më të prekur, duke qenë se kërkon ndërveprimin njeri me njeri që tashmë është i pamundur. Në një thirrje drejtuar të gjithë shteteve, UNWTO kërkon që edhe turizmi të përfshihet dhe të ketë prioritet në planet e ringritjes dhe ndihmave të shteteve pas pandemisë.
Duke thënë këtë ata cilësojnë se rritja normale vjetore për turzmin në 2020 do të ishte me 3-4%, teksa tashmë vetëm në Azi dhe përgjatë Oqeanit Paqësor vlerat do të bien nga 9 deri ne 12%. Sekreatari i kësaj organizate tha se, përkushtimi si politik ashtu edhe financiar janë çelësi për të siguruar rikthimin në këmbë të turizmit në mbarë botën. Me sloganin “Qëndron në shtëpi sot, për të udhëtuar nesër”, Organizata Botërore e Turizimit e mbështet krizën e krijuar nga COVID-19. Duke thënë se pezullimi i të gjithë aktiviteteve turistike dhe udhëtimeve në këtë periudhë është i domosdoshëm për të kaluar këtë situatë emergjente. Theksi duhet vënë tek koordinimi i veprimeve dhe mbështetja që do të ndodhë më pas për këtë sektor./Agroweb
Top Channel