Avioni rus rrëzohet në Detin e Zi, piloti nuk është gjetur ende

27/03/2020 07:30

Një avion luftarak tip Su-27 i Rusisë ka rënë në detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë përmes një komunikate ka njoftuar se avioni luftarak tip Su-27 ka dalë nga radari në orën 20.10 me orën lokale ndërsa ka qenë duke realizuar një fluturim të planifikuar mbi detin e Zi, 50 km larg brigjeve të Krimesë, dhe pas një minute nga kjo zonë është marrë sinjali i emergjencës.

“Ekipet e Zonës Ushtarake Jugore janë dërguar menjëherë në zonë për të kryer punimet e kërkim-shpëtimit. Sipas informacioneve të para, avioni ka rënë në det dhe kërkimet për të gjetur pilotin janë vështirësuar për shkak të kushteve atmosferike”,- thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA