Vodhën në një shtëpi private të pabanuar, arrestohen 2 të rinj në Vlorë

26/03/2020 14:30

Dy të rinj kanë rënë në pranga në Vlorë për vjedhje në bashkëpunim.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit E.H., 32 vjeç dhe E.B., 26 vjeç, me banim në Vlorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ata kanë vjedhur një banesë private të pabanuar ku kanë marrë disa pajisje elektroshtëpiake, me dëmin e shkaktuar prej 50 000 lekë të rinj.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkatërrimin e pronës me zjarr”, shtetasin R.Z., 26 vjeç, banues në Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA