I vlerësuar me çmime si: Audioja më e mirë, Montazhi më i mirë, Makeup më i mirë, Piktori më i mirë, Kamera më e mirë, Efektet speciale më të mira, Aktorja më e mirë (Olga Sutulova), Aktori më i mirë (Konstantin Khabensky), Seriali Televiziv më i mirë, filmi serial Trotsky/Trocki vjen ekskluzivisht në ekranin e Top Channel të shtunën dhe të dielën në mbrëmje në orën 20:10.
Historia e djalit te nje fermeri hebre i cili sakrifikoi cdo gje per te qene ne balle te revolucionit rus por perfundoi i vrare nga ai me te cilin ishte aq afer tij – Stalin.
Kjo eshte nje histori intriguese per jeten e nje prej njerezve me te ndjekur dhe te perndjekur – Leon Trocki. Bashke me Leninin ai ngriti dhe udhehoqi revolucionion rus te 1917-es. Ambicia dhe denimi i tij politik e coi ate ne tradhtine ndaj shokeve dhe te abandononte familjen e tij, per t’i dhene nje shtyse me lart karrieres se tij ne arenen politike. Ndersa qeveria sovjetike forcohej, ai u perfshi ne nje lufte pushtetesh kunder Stalinit, te cilen e humbi, gje qe coi ne mergimin e tij. Ndersa kishte humbur miqte dhe te afermit e tij gjate 11 viteve larg, Trocki kuptoi qe Stalini do ta ndiqte ate deri ne ditet e fundit te jetes se tij; ai mund te vraponte por ai nuk mund te fshihej.
Trocki vendos te luftoj por ne vend te plumbave ai do te perdorte fjalet, duke lene nje testament politik. Punesoi nje gazetar te ri kanadez qe ta ndihmonte te perhapte fjalen e tij; testamentine tij per boten e sjell ate si nje kujtim i nje jete plot drama te pabesueshme, me lufte, dashuri dhe politike, te gjitha se bashku nje histori e jashtezakonshme e cila do te perfundonte te ishin pohimet e nje njeriu qe se shpejti do te ishte i vdekur.
SINOPSE EPISODESH
EPISODI 1
Meksike, 1940. Pas nje perpjekje te deshtuar per t’i marre jeten, Leon Trocki qe jeton ne mergim, kupton se ditet e tij jane te numeruara, sepse agjentet e radhes te NKVD do te ishin me me fat.
Ne kushtet e nje vdekje te pashmangshme, ai vendos te ler nje testament politik me gazetarin e ri kanadez Frenk Xhekson, i cili nuk e fsheh simpatine e tij per Stalinin. Ne takimin e pare ai i rrefen se burgimi dhe e gjithe lufta e tij vetem e kane bere me te forte. Por ai nuk i tregoi kurre as Frenkut e gruas se tij Natalise, se cdo nate fantazmat e njerezve nga e shkuara e tij e perndiqnin.
EPISODI 2
Ne takimin e dyte, Trocki i tregon Xhekson per karrieren e tij ne Partine Bolshevike. Se per te vazhduar luften revolucionare ai braktisi gruan me dy femije te sapolindur ne Siberi, nje sakrifice per te ardhmen e njerezimit.
Ndonese nuk u mireprit n Europe, Trocki filloi te ngjise shkallet ne Parti gje qe i kerkoi te rishikonte disa standarte morale te tij. Ai mesoi te bente marreveshje nen tavoline, te kontrollonte turmat, t’ju ndriste udhen me fjalet e tij. Mes njerezve qe kishin simpati per te, ai do te njihet me Natalia Sedova e cila do te jete dashuria e tij e re.
EPISODI 3
Revolucioni i pare rus i 1905-es: ishte nje mundesi e humbur apo nje udhe e cila mund te conte vendin ne prosperitet dhe konsensus kombetar? Trocki tregon perfshirjen e tij dhe perpjekjet e dyta qe te mos deshtonte.
Frenk perpiqet te kuptoje shkakun: ndodhi per shkak te skemes se kunderzbulimit gjerman, agjent i te cileve Parvus ishte dhe u perpoq te destabilizonte Rusine nepermjet nje revolucioni? Apo ishte shtatzania e gruas se Trockit? Apo takimi i tij me te atin, i cili e mallkoi qe dogji boten te cilen babai i vet e kishte ngritur gjithe jeten.
EPISODI 4
1917. Trocki organizon revolucionin me te madh ne historine e njerezimit.Per te fituar, ai heq dore nga cdo gje. Ai kthehet ne nje makineri revolucioni pa ndjenja e keqardhje.
Ndonese mundi armiqte e jashtem, Trocki nuk gjeti fuqine te luftonte armiqte brenda Partise Bolshevike. Ai e ndan fitoren me Leninin. Madje dhe me keq, ai terhiqet ne nje vezhgues duke e lejuar Leninin te jete lideri ne menyre qe rivaliteti i tyre te mos shkaterronte revolucionin. Ndonese e bind Xheksonin per logjiken e tij, ai s’mundet ta beje kete me 4 femijet e tij. Trocki nuk mund t’ia justifikoje kete as vetes, atij i duhet te perballet me faktin qe vdekja e tyre ishte faji i tij.
EPISODI 5
Xhekson do te gjeje Frida Kahlon dhe bashkeshortin e saj Diego Riviera ne shtepine e tij kur shkon ta takoje. Lidhja e dashurise se Trockit me Fridenishte nje sekret qe e dinin te gjithe dhe Frenk s’e kuptonte perse Natalia, engjelli mbrojtes i Leonit e lejonte kete. Me vone do ta mesonte se Natalia e bente te gjithe kete per te shpetuar te shoqin; ajo shpresonte se Frida do ta bindte Leon t’ia mbathte.
Por Trocki refuzoi. Mergimi i dukej si humbje dhe ai donte te perballej me armiqte e tij.
Tema e bisedes se tyre ishte marreveshja e Brest-Litovsk.
Bolsheviket ishin ne lufte me nje armik te fuqishem, Perandorine Gjermane, dhe s’kishin as ushtri, as para.
Trocki merr persiper nje mision vetevrases duke negociuar me gjermanet, beteje qe e humbi por do te nxjerre mesime qe do ta ndihmojne ne te ardhmen te fitoje.
EPISODI 6
Cdo fitore, cdo hap perpara ne udhen per t’ia arritur qellimit i kushtojne Trockit copeza nga shpirti i tij. Pak nga pak ai s’do te jete me njeriu qe paguante per suksesin me dashurine, miqesine, moralin dhe femijet. Kjo i dha atij fuqine te fitonte mbi armikun, por ne cdo beteje te re, rreziqet rriteshin.
Pas revolucionit, plasi lufta civile ne Rusi. Bolsheviket nuk do te mund ta mbanin pushtetin pa ushtri. Dhe Trocki e krijoi ate nga hici. Ushtria e Kuqe, krijimi i tij, fitoi luften civile dhe edhe pas nje cerek shekulli, ajo mundi armikun me te tmerrshem te njerezimit. Baza e kesaj fitoreje u ngrit nga Trocki.
EPISODI 7
Ne takimin e parafundit me Xhekson, Trocki do t’ju kthehet kapitujve te jetes se tij qe ai nuk do te donte t’i kujtonte.
Idealistet e rinj, Bolsheviket e shikonin revolucionin si nje udhe drejt botes se re. Por ta mbash ate pushtet eshte e veshtire. Trocki kujton se si per hater te fitores, ai kthehu denimin me vdekje ne Rusi. Familja e Carit ishte nder viktimat e para. Vrasja e tyre e nenshkruar nga Trocki hapi historine e shtypjes ne Rusine e shekullit te 20-te. Ajo shenoi fillimin e fazes me te dhunshme te luftes civile e cila mori jetet e miliona ruseve.
Intervistat jane nje sfide per Trockin. Ate dite, pasi Xhekson largohet, fantazma e Leninit i shfaqet Trockit. Eshte marreveshja e fshehte e dy njerezve qe e zhyten Rusine ne gjak.Pas kesaj bisede, Trockivuan nje atak ne zemer.
EPISODI 8
Pavaresisht gjendjes se tij jo te mire shendetsore, Trocki takohet me Xhekson per intervisten e tij te fundit.
Ai beri nje revolucion. Ai fitoi luften civile. Por ndersa ishte ne majat e pushtetit, ai pa ne kembet e tij vendin e shkaterruar, token e djegur dhe popullin te poshteruar.
Qe ta fitonte kete beteje te frikshme, Trocki beri me shume ndersa s’kishte me moral. Ai solli ne jete nje klase te re njerezish, dogmatiste dhe larosh e parazite te paskrupuj, qe jane gati pa u menduar dy here te zbatojne cdo urdher te partise bolshevike pavaresisht sa i tmerrshem mund te ishte.
Ne takimin e fundit, ai i tregon Xhekson se si ai shpetoi nje numer te madh intelektualesh ruse ne 1922 – filozofe, shkrimtare, publiciste, shkencetare – duke zevendesuar denimin me vdekje me internim.
Por edhe atehere ai zbuloi se kjo ishte vetem nje fitore taktike. Perbindeshi qe ai krijoi, nuk ishte vetem Stalini, por forca e erret qe ai, Trocki, zgjoi nga thellesite e shpirtit rus dhe qe Stalini e udhehoqi. Ky perbindesh do te shkaterronte cdokend.
Perpjekjet per ta ndalur Stalinin pas vdekjes se Leninit ishin te kota. Vetem disa vite me vone Trocki do te largohej dhe vete nga Rusia sikurse dhe dijetaret qe ai dikur kishte shpetuar.
Leon Trocki e perfundoi rrefimin e tij. Ai po pret Frenk Xhekson, rrefyesin e tij, gjykatesin dhe ekzekutuesin e tij, per te vendosur per fatin e tij. Trocki eshte i ndergjegjshem se Xhekson eshte nje agjent i NKVD, i cili ishte derguar per ta vrare. Por s’kishte ndermend t’ia mbathte dhe te kerkonte ndihme. Fati i tij do te vendosej aty dhe tani, pasi ai kishte treguar gjithcka.
Top Channel