Sfida e çmendur në internet/ Lëpiu tualetin e një banjoje publike, i riu rezulton me koronavirus

26/03/2020 11:44

Në ditë të pazakonta si këto, krahas përditshmërisë duket se kanë ndryshuar edhe sfidat në rrjetet sociale.

Më e fundit konsiston në sfidimin e frikës nga një infektim i mundshëm prej Covid-19 duke lëpirë tualetet.

Diçka të ngjashme bëri edhe Larz dhe GayShawnMendes, një influencues nga Kaliforni, i cili së fundmi, në një postim në Twitter lajmëroi ndjekësit e tij se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vidoja e Larz-it duke lëpirë tualetin e një banjoje publike u shpërnda më 20 mars (tashmë llogaria është mbyllur), ndërkohë që sfidës, për fat të keq i janë bashkuar dhe shumë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA