Kombet e G20 kanë vendosur të injektojnë kolektivisht 5 trilion dollarë në ekonominë globale për të luftuar përçarjen e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mbi ekonomitë në të gjithë botën.
Arabia Saudite, e cila është aktualisht në krye të G20, i kërkoi grupimit të krijojë një përgjigje të koordinuar për të trajtuar krizën globale.
Në një Samit virtual G20, vendet anëtare premtuan një “front të bashkuar” në luftën kundër pandemisë koronavirus.
“Ne po injektojmë mbi 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale të synuar, në kuadër të masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të përballuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë”, thanë drejtuesit në një deklaratë pas një samiti të jashtëzakonshëm në internet .
Përveç kësaj, udhëheqësit botërorë gjithashtu u zotuan të punojnë me shpejtësi me organe shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata Botërore e Shëndetit dhe bankat rajonale për të vendosur një paketë financiare “të fortë” për të mbështetur vendet në zhvillim, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Top Channel