Koronavirusi/ Kalifornia si kurrë më parë, para dhe pas pandemisë

26/03/2020 20:17

Koronavirusi ka paralizuar rrjedhën e jetës, pothuajse në të gjithë botën. Së fundmi edhe Shtetet e Bashkuara po njohin një shtim të shpejtë, të numrit e të infektuarve dhe viktimave. Për të minimizuar përhapjen e virusit korona, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej aty, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.

Mirëpo, një nga rajonet që është vendosur në izolim total është dhe Kalifornia, e cila deri më tani ka raportuar 3.154 persona të infektuar, ndërsa 57 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit famëkeq. Në mes të panikut, qytetarët kanë zgjedhur që të qëndrojnë në shtëpi dhe vendet më të frekuentuara të qytetit janë parë thuajse të boshatisura.

Dikur plazhet e Venice, Santa Monica si edhe hapësira e njohur gjelbëruese Calsbad, gumëzhinin nga zhurmat e njerëzve. Ndërsa sot, këto zona kanë marrë një pamje të “vdekur”. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotografitë e mëposhtme.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel