Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Pandemia Covid-19 ka sjellë mbylljen e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jeruzalem.
Vendimi u mor pas një takimi të policisë izraelite dhe administratës së kishës, në përputhje me masat kufizuese të qeverisë mbi koronavirusin, tha zyrtari i kishës Wadi Abu Nassar.
“Vendimi fillestar u mor për një javë, megjithëse askush nuk e di sa do të zgjasë kriza,” tha Nassar.
Masat kufizuese për kishën nisën një javë më parë, ku autoritetet lëshuan një urdhër për të mbyllur sinagogat dhe për të mbajtur lutje jashtë për deri në 10 njerëz.
Hebrenjtë ortodoksë iu kërkua të përmbahen nga lutjet masive në Murin e Vajtimit, dhe myslimanët shtynë lutjet masive në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.
Top Channel