28/11 13:32
Ish-kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, ka kërkuar nga liderët botërorë, krijimin e një formë të përkohshme të qeverisë globale, për të trajtuar krizën mjekësore dhe atë ekonomike, shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Brown tha se është i nevojshëm krijimi i një grupi pune, që përfshin udhëheqës botërorë, ekspertë të shëndetit dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, që do të kenë fuqi ekzekutive për të menaxhuar situatën në fjalë.
Raportohet se një takim virtual do të mbahet të enjten, me grupin G20, që përfshihen vendet e zhvilluara, i kryesuar nga Arabia Saudite. Sipas Brown do të ishte e preferueshme që të ishte i përfshirë edhe Këshili i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Top Channel