Lajme “të këqija” për Interin rreth së ardhmes së Marash Kumbullës, qendërmbrojtësit kuqezi, i piketuar nga trajneri Antonio Conte si pasardhës i uruguaianit Diego Godin. Mediet italiane raportojnë se për 20-vjeçarin shqiptar, Chelsea i Londrës ka përgatitur një ofertë prej 23 milionë eurosh, me synim vënien e futbollistët që në verë nën urdhrat e Frank Lampardit.

Sigurisht që ky lajm i ka shqetësuar zikaltrit, që janë në “pole” për sigurimin e kartonit të Kumbullës, pasi vetë futbollisti dëshiron të jetë pjesë e skuadrës nga Milano. Gjithsesi, ky fakt mund të jetë “bonus” për Interin, por jo përcaktues në vendim përfundimtar të Veronës dhe vetë lojtarit.

Drejtuesit zikaltër duhet të lëvizin shpejt dhe ne hapa konkretë, sepse për kuqeziun ka interest të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA