Skandali në doganën greke/ Ky është kamioni i ngarkuar me maska mbrojtëse, që nuk u lejua të hynte në Shqipëri

25/03/2020 15:17

Top Channel ka siguruar pamjet e kamionit me një ngarkesë prej 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë, që u bllokua nga dogana greke dhe nuk u lejua që të hynte në territorin tonë.

Ende nuk është dhënë një shpjegim i qartë se pse kjo sasi maskash nuk u lejua të kalonte në vendin tonë, kur situata e pacientëve me CoVid-19 vijon të përkeqësohet.

Në pamje shihet se kamioni ka targa shqiptare të qytetit të Delvinës ndërsa në të është e ngarkuar e gjithë sasia e maskave mbrojtëse.

Top Channel mësoi  se sasia e  maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë  eksportuese  greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë  së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA