
23/02 21:31
SERBI- Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mjedisit ka testuar pozitiv për koronavirusin, raportoi të martën e përditëshja e Beogradit Blic në faqen e saj të internetit.
Ministri i Mjedisit Goran Trivan konfirmoi se Sekretari i tij i Shtetit Branislav Blazic ishte shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
“Ai është në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd dhe është në gjendje të qëndrueshme,” tha Trivan.
Raportet e mediave thanë që Blazic është nga Kikinda, një qytet në Vojvodina për të cilin mendohet se është vatër e koronavirusit.
Top Channel