Antoinne Griezmann ishte blerja e bujshme e Barcelonës këtë verë, por duket se sulmuesi francez rezultoi një dështim në “Camp Nou” dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po mendojnë ta largojnë këtë verë.

Kampioni i botës ka luajtur titullar në shumicën e ndeshjeve, por kjo nuk ka mjaftuar që të lërë gjurmë, pasi ka bërë shumë pak në fushë, i mbetur në hijen e dyshes tjetër Messi-Suarez, që njihen më mirë me njëri-tjetrin.

Për më tepër, Griezmann nuk shihet me sy të mirë nga Messi dhe mes të dyve mungon thuajse totalisht dialogu në fushë, ndaj drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë vendosur të largojnë pikërisht francezin.

Për këtë të fundit së fundi është future në garë Manchester United, që është gati të paguajë një shifër prej 100 milionë eurosh, që të marrë kampionin e botës në “Old Trafford”, një shifër e përafërt me të që Barcelona pagoi për ta marrë nga Atletico.

Dihet tashmë botërisht që Solskjaer nuk i ka qejf sulmuesit pyka dhe preferon të luajë me lojtarë të tipit Griezmann e Rashford në repartin e avancuar, ndaj u ka kërkuar drejtuesve që të marrin futbollistin francez.

Përveç “djajve të kuq”, Griezmann ndiqet me mjaft interes edhe nga Paris Saint Germain, që po mendon të përfshijë sulmuesin në marrëveshjen që do të çonte brazilianin Neymar te Barcelona, në një shkëmbim të bujshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA