Me kapuç në kokë dhe i shoqëruar nga dy infermierët, momenti kur një i dyshuar me CoVid-19 mbërrin sot tek Infektivi

25/03/2020 14:38

TIRANË- Dy persona të dyshuar me CoVid-19 janë paraqitur sot në spitalin infektiv. Njëri prej tyre është fotografuar teksa hynte në ambientet e spitalit.

Në kokë ai mbante një kapuç, ndërsa mjekët që e shoqëronin duke ruajtur distancën dhe të veshur me të gjitha mjetet mbrojtëse shihen teksa i tregojnë hyrjen për në spital.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA