Në këtë Shqipëri të vogël ka histori njerëzorë me trishtim të madh. Sot do të shkojmë në familjen Limani e cila jeton në Kamëz.
Në këtë dhomë të vogël të marrë me qira jetojnë 4 jetimë. Nëna e tyre ndërroi jetë 9 vite më parë. Kladiola vajza e madhe e shtëpisë në atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe, asaj iu desh të linte kukullat për tu kujdesur për vëllezërit binjak qe ishin 12 muajsh. Kladiola nuk pati fëmijëri atë ia mori varfëria.
“Jemi prej 5 anëtar. Kemi humbur mamin që 5 vjeç. Jemi në gjendje ekonomike shumë të vështirë. Kemi vetëm 57 mijë lek ndihmë ekonomike dhe pensionin si jetimë. Kujdesem për të gjithë familjen. Prej 8 vitesh kujdesem dhe është shumë e vështirë. Shpia ka dalë jashtë përdorimit nga tërmeti. Jetojmë me qira këtu. Kemi ca muaj që nuk e kemi paguar. I zoti i shtëpisë e ka hequr qiranë dhe e falenderojmë shumë por kjo është e pabanueshme. Jam maturante tani.” tha Kladiola.
Familja Limani, para 13 vitesh erdha nga Puka në Kamëz për një jetë më të mirë, por fati kish vendosur t’i ndryshonte ëndrrat e tyre. Kladiola është nxënëse e mirë, ajo lutet qe ta ndihmojnë të vazhdojë studimet universitare.
“Kam shumë dëshirë që të vazhdoj studimet. Edhe vëllezërit kanë mesatare shumë të lartë por nuk e dimë” tha më pas Kladiola.
Histori të tilla ne i kemi në lagjen, rrugën dhe qytetin tonë. Nëse ndalojmë para derës së tyre duar te zgjatën për t’i ndihmuar. Bamirësia nuk të varfëron,të gjithë së bashku me vullnetin tonë dhimbjen e tyre mund ta lehtësojmë.
Numri i celularit të kryefamiljarit për këdo që dëshiron të ndihmojë familjen: +355684447416.
Top Channel