Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, administrator i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
Ai u shpreh se i gjithë stafi i Spitalit Amerikan, duke përfshirë mjekët dhe infermierët, janë trajnuar për të përballuar këtë sfidë ndaj koronavirusit, nëse do të shikohet e nevojshme nga Ministria e Shëndetësisë një gjë e tillë.
Po ashtu ai shtoi se i gjithë rrejti i Spitalit Amerikan ka kë dispozicion rreth 400 shtretër, që janë të gatshme për t’u vendosur në zbatim në rast nevoje, që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Sistemin Publik, krijojnë sasi të konsiderueshme kapacitetesh për të infektuarit me COVID-19. Pra, sipas Allajbeut, duke iu referuar këtyre elementëve, vendi ynë nuk do të paraqesë mangësi, për të përballuar me sukses luftën e ashpër ndaj virusit korona.
“Ne ndërkohë kemi bërë trajnimin e të gjithë stafit tonë dhe kemi marrë angazhimin e stafit, që të gjithë janë të gatshëm të jenë pjesë e ekipit trajtues, për rastet që do të vijnë pranë Spitalit Amerikan. Në rast se Ministria e Shëndetësisë do ta shohë këtë nevojë. Kështu që ne do të angazhohemi jo vetëm me spitalin, objektin me gjithçka. Por edhe me stafin tonë, me infermierët, me mjekët, të gjithë do të jemi pjesë e ekipit, për trajtimin e rasteve që do të kenë nevojë. Po ashtu jo vetëm Spitali Amerikan nr. 2, nëse do të duhet ne do të vazhdojmë edhe me spitalet e tjera që kemi në dispozicion. Kemi një numër kapacitetesh shtretërish, besoj që nuk është i vogël, si grup spitalor ne mund të arrijmë të vendosim, në dispozicion rreth 400 shtretërish. Po ashtu dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Sistemi Publik kanë një numër të mjaftueshëm shtretërish. Kështu që unë nuk e shikoj që vendi jonë do të ketë një defiçencë për përballimin e kësaj sfide. Në momentin që aplikohen masat që janë vendosur nga çdo qytetarë dhe kanë kujdes për distancimin social dhe gjërat e tjera që janë folur gjerësisht në media”, u shpreh Klodian Allajbeu.
Top Channel