Presidentja e re e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, pritet të mbajë një fjalim televiziv drejtuar grekëve këtë pasdite me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit.

Mesazhi i saj nuk do të jetë vetëm një mesazh përkujtimor për 199 vjetorin nga fillimi i revolucionit te 1821 kundër Perandorisë Otomane, por do tju referohet edhe zhvillimeve aktuale me koronavirusin.

Sipas informacioneve pranë zyrës së saj, presidentja si garante e sistemit demokratik, do të theksojë se pezullimi i të drejtave dhe lirive është thjesht për shkak të situatave të jashtëzakonshme emergjente që kërcënojnë shëndetin publik dhe kohezionin social dhe natyrisht ky peyullim ka një datë skadimi. Ajo do të theksojë se liritë dhe të drejta njerëzore do të rikthehen plotësisht, fakt që e ka përmendur edhe vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA