Maratonë në karantinë/ Francezi, 42 km vrap në ballkon

24/03/2020 13:37

Një atlet nuk mund të lejojë që urdhri i qeverisë franceze për të qëndruar në shtëpi, ta ndalojë të stërvitet për një maratonë, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Javën e kaluar, Elisha Nochomovitz, 32 vjeç, vrapoi gjatësinë e një maratone, 42 kilometra, dhe e bëri këtë në ballkonin e tij 7 metra të gjatë.

Dhe ai e bëri këtë në gjashtë orë e 48 minuta, një rekord personal ky për të.

Kënaqësia ime e vetme është vrapimi, pavarësisht asaj që ndodh përreth – thotë Nochomovitz, që jeton në qytezën franceze Balma, afër Tuluzës.
Ai ia ka dedikuar këtë vrapim të tijin, stafit mjekësor që është në ballë të kësaj lufte me koronavirusin, që sipas tij, po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Edhe pse Nochomovitz ka marrë pjesë në 36 maratona, ai thotë se maratona në ballkonin e tij, ka qenë më sfiduesja. Për shkak të gjatësisë së vogël të ballkonit, ai nuk ka qenë në gjendje të marrë vrull apo shpejtësi pasi në mënyrë konstante duhet të kthehet mbrapsht. Ai thotë se ka bërë në ballkon rreth 3 xhiro. Sidoqoftë, ballkoni i tij, nuk ngjan aspak me rrugët e Barcelonës, ku ai duhej të merrte pjesë në maratonën e anuluar të 15 marsit. Por, eksperienca, thotë 32 vjeçari, ia vlen…sidoqoftë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA