Greqia ka regjistruar 48 raste të reja të prekur nga CoVid-19 brenda 24-orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 743.

Ndërkohë 134 perona vijojnë të trajtohen në spitale dhe 45 prej tyre janë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Së fundmi Greqia ka regjistruar tre vdekje nga virusi vdekjeprurës, kështu numri total i vdekjeve ka shkuar në 20.  Por ka edhe lajme pozitive, ku 35 persona kanë lënë spitalet pasi janë shëruar plotësisht nga sëmundja.

Ndërkohë presidentja e re e Republikës së Greqisë , Katerina Sakellaropoulou, pritet të mbajë një fjalim televiziv drejtuar grekëve këtë pasdite me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit . Mesazhi i saj nuk  do të jetë vetëm një mesazh përkujtimor për 199 vjetorin  nga fillimi i revolucionit te 1821 kundër Perandorisë Otomane , por do t’ju referohet edhe zhvillimeve aktuale me koronavirusin.

Sipas informacioneve pranë zyrës së saj , presidentja si garante e sistemit demokratik,  do të theksojë se pezullimi i të drejtave dhe lirive është thjesht për shkak të situatave të jashtëzakonshme emergjente që kërcënojnë shëndetin publik dhe kohezionin social dhe natyrisht ky pezullim ka një datë skadimi. Ajo do të theksojë se liritë dhe të drejta njerëzore do të rikthehen plotësisht, fakt që e ka përmendur edhe  vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA