Për të gjithë ata që ëndërrojnë takime të afërta me ujqërit, por jo nga ata të frikshmit, ideale do tëishte një vizitë në rezervatin ‘Predators of the Heart’ në shtetin e Uashington.

Aty jo vetëm që mund të mësosh gjithçka mbi këta predatorë të mrekullueshëm por mund të dalësh shëtitje me ta në pyll, mund t’i fërkosh barkun, t’i përkëdhelësh ose të rrish me to.

Rezervati ndodhet në veri të Seattle pranë kufirit kanadez dhe për vizitat në të është krijuar një listë pritjeje.

Sipas profesorit të spikologjisë Clive Wynne, i Universitetit të Arizona, thote se ujërit e egër zakonisht nuk janë miqësorë me njerëzit, si ato të rezervatit. Por ai shton se ”një kafshë e egër mund të rritet me aftësi dhe durin për të reaguar në mënyrë miqësore ndaj njerëzve”.

“Njerëzit duhet gjithmonë të kenë durimin e duhur para se të marrin si të mirëqenë fjalën e rezervatit se kafshët janë të padëmshme”, shton ai.

Për çështjen e popullatës globale të ujqërve, Wynne thotë: “Ujqërit sillen mirë në pjesët e boptës ku popullata njerëzore është e pakët, si në Kanada, Alaskë e Siberi, por në shumicën e globit ata janë në pozitë të vështorë dhe kanë nevojë për mbrojtje nga njerëzit”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel