“Qëndro në shtëpi”/ Xhaçka: S’ka justifikim për të dalë nga shtëpia as për njerëzit më në nevojë

23/03/2020 12:08

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën thirrje të respektojmë rregullat e vetëkarantinimit dhe distancimit social.

“Faleminderit që po respektoni masat kundër përhapjes së COVID-19! Nuk ka justifikim për të dalë nga shtëpia as për njerëzit më në nevojë. FA bashkë me pushtetin lokal po punojnë pa ndërprerje për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve të varfra, duke u kujdesur që të mos u mungojë asgjë jetike. #QëndroNëShtëpi??“, shkruan Xhaçka.

Top Channel