Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja“ na emocionon të gjithëve, “bashkohen” edhe njëherë ne emër të dashurisë për jetën

23/03/2020 13:53

Prej 14 ditësh vendi ynë sikurse e gjithë bota po kalon një periudhë tejet të vështirë si pasojë e epidemisë COVID-19. E teksa të gjithë ndodhemi në banesat tona për hir të vijimësisë së jetës në këtë tokë, a e imagjinoni dot atë pa muzikë?

Pa ninullat e ëmbla? Pa serenatat e dashurisë? Për shumë nga ne, pa muzikë, jeta do të ishte e mërzitshme.

E në këto ditë, kori i liceut artistik “Jordan Misja“ Tiranë ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë duke na risjellë këtë prag pranvere këngën “Eja, eja luleborë”, e shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni e që vijon të mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.

Në drejtimin e Ermira Alliut dhe punës fantastike të mësuesve Bujar Alliu, Ema Kanci, Erina Balla, Suada Haka,të gjitha vajzat dërguan videot nga shtëpitë e tyre nga: Shkodra, Hasi, Rrësheni, Dibra, Lezha, Laçi, Fushë-Kruja, Durrësi, Elbasani, Tirana, Lushnja, Fieri etj., të cilat u sollën në një nga Mersa.

Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja“ na emocionon të gjithëve, “bashkohen” edhe njëherë ne emër të dashurisë për jetën

Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja“ na emocionon të gjithëve, “bashkohen” edhe njëherë ne emër të dashurisë për jetënhttp://ata.gov.al/2020/03/22/kori-i-liceut-artistik-jordan-misja-na-emocionon-te-gjitheve-bashkohen-edhe-njehere-ne-emer-te-dashurise-per-jeten/Në këto ditë, kori i liceut artistik “Jordan Misja“ Tiranë ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë duke na risjellë këtë prag pranvere këngën “Eja, eja luleborë”, e shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni e që vijon të mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Sunday, March 22, 2020

Top Channel