“Ju mungojnë të afërmit…” Pipero flet për gjendjen e të sëmurëve me CoVid-19 në spitalin Infektiv

23/03/2020 22:28

Mjeku Pëllumb Pipero mbrëmjen e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” ka folur rreth pacientëve të shtruar në spitalin infektiv dhe që po kurohen për CoVid-19.

Ai ka thënë se pacientët po u mungojnë shumë familjarët e tyre. Sipas tij ata ndonjëherë nuk njohin edhe doktorët për shkak të masave të marra për shkak se virusi është tejet përhapës.

“Ju mungojnë njerëzit e afërm. Nuk na njohin edhe ne doktorëve. Na shohin me ato veshjet e bardha. Atyre u mungon njeriu familja shpia. Por nuk u mungon kujdesi mjekësor. Sa kohë që nuk ka një medikament anti Covid-19 ne e ndjejmë vetën totalisht në dorë të medikamenteve që kanë dhënë rezultat dhe atyre qytetarëve që të dalin sa më pak nga shpia. Ardhja në spital ka 100 probleme mbrapa.” tha Pipero.

“Ardhja në spital ka shumë pasoja. Të ikën pacienti duke biseduar me të. Ka një periudhë që ndodh se je duke i matur tensionin dhe pacienti çedon përnjëherë dhe kjo është e panjohura e madhe e këtij virusi” tha Pipero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA