Humb jetën mjeku në Kinë, pëson goditje në tru, pasi “luftoi” për 35 ditë pa u ndalur ndaj koronavirusit

23/03/2020 22:41

Një mjek 29-vjeçar kinez ka ndërruar jetë si pasojë e një goditje në tru, pasi u “përball” për 35 ditë pa u ndalur ndaj koronavirusit. Dr. Donf Tian, një anestezist, u shpall i vdekur në një spital në Hubei, fundjavën që lamë pas, vetëm një javë larg ditëlindjes së tij të 30-të, shkruajnë mediat e huaja.

Tian, luftoi ndaj koronavirusit më shumë se një muaj, dhe u ndal vetëm kur u rrëzua përtokë dhe u dërgua me urgjencë më spital. Ai u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv për 19 ditë, para se të vdiste. Vdekja e tij, ka lënë me zemër të thyer, gruan dhe babanë e sëmurë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai ishte një person shumë i respektueshëm dhe i sjellshëm me kolegët e tij”, u shpreh një koleg I të ndjerit.

“Ai dha jetën e tij për të shprehur dashurinë e tij për profesionin. Sakrifikoi rininë dhe pasionin e tij për një karrierë të gjatë mjekësore”, u shpreh një tjetër koleg.

Ndërkohë kur duket se Kina e ka fituar betejën me “kundërshtarin” e quajtur koronavirus, tashmë sëmundja vrastare është zhvendosur drejt Evropës, duke infektuar mijëra persona dhe duke shkaktuar mijëra vdekje. Kujtojmë që deri më tani në të gjithë botën, janë shpallur të infektuar më shumë se 350,000 mijë persona ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,286, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel