Mjeki i njohur, Pëllumb Pipero teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se fundi i muajit mars dhe java e parë e prillit do të fillojë thyerja e epidemisë në vendin tonë.

“Në javën e tretë rritet shumë numri dhe është fillimi i stuhisë. Nëse qytetarët i kanë zbatuar rregullat atëherë numri nuk do të rritet shumë. Këto dy javë është rritja. Në Itali ka shumë rëndësi të thyhet kurba. Prapë është i lartë por është e rëndësishme të thyhet ajo kurba. Është kaq e vështirë sa të parashikosh motin. Fundi i Marsit dhe java e parë e prillit mendoj se do të thyhet epidemia.” tha Pipero.

“Në javën e dytë të prillit masat do të zbuten shumë. Kurba kështu shkon përgjithësisht.” tha më tej Pipero.

Ndërkohë në vendin tonë 15 persona të prekur nga koronavirusi janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 104 numrin total të të infektuarve me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 856 persona, ku 104 raste janë pozitive.

Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 68 persona;

— Në Durrës: 7 persona,

— Në Fier:  12 persona, Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri

— Në Lushnje: 2 persona;

— Në Elbasan:  2 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë:  3 persona,

— Në Korçë: 3 persona;

—Në Vlorë: 4 persona;

— Në Shkodër: 1 person.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA