Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Athinën me postblloqe të shumta policore, fill pas vendimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për të kufizuar lëvizjen.

Policia ndodhet në pikat kyçe të qytetit, për të verifikuar nëse respektohet lëvizja e kufizuar, që u vendos që prej orës 6 të mëngjesit të së hënës. Për shkelësit, dënimi është 150 euro gjobë.

Aktualisht në Greqi regjistrohen 624 të prekur dhe 15 viktima.

Top Channel