Përputhen zhvillohet në Skype/ Antoneta bën deklaratën e papritur për Lulzimin

22/03/2020 17:37

“E Diell” me rubrikat e saj edhe këtë fundjavë ishte aty për ju. Përputhen është rubrika që hap këtë spektakël. Ndonëse realizimi nuk ishte siç do herë për shkak të rregullave të vendosura nga qeveria në lidhje me kronavirusin, takimet dhe lidhja me “Skype” me disa nga konkurentët nuk munguan. Një nga tre takimet e realizuara këtë javë, ishte edhe ai mes Antonetës dhe Lulzimit.

Dyshja duket se ka krijuar një simpati për njëri-tjetrin dhe kjo vihet re edhe në takime që çdo gjë shkon shumë mirë. Mirëpo edhe pse Lulzimi deri diku ia ka shprehur hapur atë që ndien për Antonetën, ajo nga krahu tjetër ka rezervat e saj lidhur me të, për vazhdimësinë mes tyre.

Antoneta: Ka diçka, në takime mua me Lulzimin gjithçka na shkon mirë, le të themi në nivel 90% takimet ecin goxha mirë. Çështja është , unë kam një gjë që më ngjall herë pas here dyshime, për sa i përket gjësë që mund të kem me Lulzimit, kur jemi në studio ndoshta disa herë edhe jashtë studios. Në studio Lulzimi tregon një anë të tijën ndryshe nga në takime edhe kjo mua shpesh më vendos në pikëpytje shumë gjëra.

Nevina: Në marrëdhënie me ty apo mënyrën sesi ai reagon në studio ndaj diskutimeve të ndryshme. Ai debat që patët edhe në takim.

Antoneta: Nuk është çështja vetëm në raport me mua sepse unë jo çdo gjë e shikoj vetëm Lulzimin në raport me mua. Unë e shoh Lulzimin në raport me shoqërinë, Lulizmin në raport me vajzat, Lulzimin në raport me njerëzit e tjerë. Edhe në studio unë e shoh herë pas here pjesën që ka disa gjëra që mua më bëjnë të tërhiqem mbrapa. Unë gjatë gjithë kohës po përpiqem ta studio 360 gradë Lulizmin. Jo thjesht në raport me mua, sepse ai në raport me mua është shumë super. Por shkon përtej kësaj gjëja. Një gjë që mua nuk më ka pëlqyer, pavarësisht se unë nuk e kam shprehur deri më sot është mënyra që se si ai ka reaguar ndaj Edonës. Nuk po e them fare këtë për t’u dukur apo për të mbrojtur Edonën. Është e vërtetë që mënyra se si u shpreh nuk ishte e këndshme kundrejt një vajze. Pavarësisht debatit që u krijua, pavarësisht gjithçkaje që u tha aty që mund të jetë edhe gënjeshtër. Ajo nuk ishte mënyra e duhur për t’i folur një vajze. Normalisht kjo edhe disa gjëra të tjera mua më bëjnë të tërhiqem herë pas here. Më pas dal në takime me Lulzimin dhe Lulzimi rregullohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA