Ndahet nga jeta Kenny Rogers, Legjenda e muzikës amerikane u shua në moshën 81 vjeçare

22/03/2020 01:40

Legjenda e muzikës amerikane Kenny Rogers ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare. BBC raportoi se këngëtari u shua në shtëpinë e tij për shkaqe natyrore”.

Rogers ishte kryesuesi i rregullt i klasikifikemeve të muzikës Pop dhe Country në 70 dhe 80, duke rrëmbyer edhe tre çmime Grammy. I famshëm për balada të tilla si The Gambler apo Lucille dhe Coward Of The County, karriera e tij u shtri në mbi gjashtë dekada.

Dikur Rogers e përmblodhi me një fjali popullaritetin e vet, duke thënë se këngët e tij thonin “ atë që çdo burrë dëshiron të thotë dhe që çdo grua dëshiron të dëgjojë”. Në deklaratën e familjes thuhej se Rogers “la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane”.

Ylli i muzikës shfaqi gjithashtu prirje të mëdha edhe për biznes pasi drejtoi disa sipërmarrje ndër vite, kryesisht në sektorin e pronave dhe restoranteve. Ai u martua pesë herë herë dhe pati pesë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA