Lojtari i Realit thyen rregullat e Karantinës, Babai i tij: Le të shkojë në burg

22/03/2020 22:50

Pasi injoroi rregullat per vetëkarantinimin dhe udhëtoi drejt Serbisë për të festuar ditëlindjen e te dashurës së tij Sofia Milosevic, Luka Jovic tashmè rrezikon burgun.

Lajmi që qarkullon në media është konfirmuar edhe nga vetë babai i sulmuesit të Realit të Madridit.

“Tani Luka duket sikur është një kriminel, nëse duhet të shkojë në burg duhet ta bëjë. Jam plotësisht dakort me presidentin dhe kryeministrin por vetëm nëse djali im ka faj. Luka ka ardhur në Serbi dhe nuk ka takuar askënd po ka hyrë menjëherë në apartamentin e tij. E dashura e tij Sofia është shtatzënë dhe nuk mund të lëvizë nga shtëpia. Fotot që kanë dalë në mediat spanjolle janë foto të vjetra. Luka erdhi në Serbi për të qëndruar pranë familjes së tij. Ai ka kryer dy teste ndaj koronavirusit dhe të dy kanë rezultuar negativë. Luka e kishte programuar këtë udhëtim dhe nuk ka ardhur për ditëlindjen e Sofias për të festuar siç është thënë në media”, ka deklaruar babai i Luka Jovic.

Top Channel