Rajoni italian i Lombardisë ka marrë masa më të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas rregullave të reja, të shpallura mbrëmjen e të shtunë, aktivitetet sportive dhe fizike, jashtë, edhe individuale, janë të ndaluara. Përdorimi i makinerive shitëse është i ndaluar. Lëvizja vjen, ndërsa Italia raportoi rreth 800 viktima nga koronavirusi të shtunën dhe pa numrin total të tyre të shkojë në 4825, më i larti në botë.

Lombardia është rajoni më i prekur në vend me rreth 3095 viktima. Presidenti i rajonit, njoftoi masat e reja në një deklaratë. Bizneseve i është kërkuar të mbyllin të gjitha operacionet përfshirë zinxhirin esencial të furnizimit. Puna në kantieret e ndërtimit do të ndalet, përvecse në kantieret për ndërtimin e spitaleve, rrugëve dhe hekurudhave. Të gjitha tregjet e përjavshme të hapura janë pezulluar. Deri më tani në të gjithë Italinë, janë regjistruar 53578 raste me rreth 6 mije të shëruar.

Lombardia ka qenë në izolim që prej 8 marsit dhe qeveria shpresonte të shikonte rezultatet e para atje. Të shtunën, kryeministri Giuseppe Conte urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve jo të domosdoshme në vend. Sidoqoftë, ai nuk specifikoi se cilat biznese do të konsideroheshin esenciale. Supermarketet, farmacitë, zyrat postare dhe bankat do të mbeten të hapura dhe transporti publik do të vazhdojë të funksionojë. Gjatë një fjalimi drejtuar popullit italian, ai tha:

“Ne po ngadalësojmë motorin prodhues të vendit por nuk po e ndalojmë atë. Nuk është një vendim i lehtë, por një vendim që na lejon të përballemi me fazën më akute të epidemisë. Është një vendim i nevojshëm sot, që të mund të vendosim nën kontroll përhapjen e epidemisë sa më shumë të jetë e mundur.”

Konte tha se situata është kriza më e vështirë në periudhën e pasluftës së Italisë. Pavarësisht masave të marra deri më tani, numri i rasteve të reja dhe viktimave ka vijuar të rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA