“Vlonjatët do dalin të shajnë nga motra koronavirusin…” Rama tregon batutën: Nga sot deri të hënën asnjë hap nga shpia

21/03/2020 13:18

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një komunikimi “Live” në Facebook ka thënë se duke filluar nga ky moment deri të hënën në orën 5 të mëngjesit nuk do të lejohet asnjë lëvizje në rrugë.

Rama ndër të tjera ka treguar edhe një batutë ku disa të rinj nga Vlora i kishin thënë se do të mblidhen dhe do të shajnë koronavirusin, Rama i ka inkurajuar por sipas tij çdo lëvizje duhet bërë nga ballkoni dhe jo duke shkelur urdhrin e karantimit.

“Nga sot në 13:00 deri të hënën në 5 të mëngjesit asnjë hap nga shpia. Më shkruajtën nga Vlora, se do të dalin në ballkon për të sharë koronavirusin nga motra. U jap kurajo por të mos dalin nga ballkoni dhe nga shpia. Lusim zotin të na ndihmojë tu tregojmë vendin tradhtarëve të luftës. Të ndarë në shumë shpi por të mbyllur në shtëpinë e madhe. rrugë tjetër nuk ka.” tha Rama ndër të tjera.

Top Channel