Video/ I riu në Tiranë shpejtësi dhe ngritje gome motori në kohë Koronavirusi

21/03/2020 13:38

Në zonën e Astirit, kur kishin mbetur 60 minuta nga nisja e urdhrit, të ndalim qarkullimit 40 orësh, një i ri nuk e kurseu ecjen me shpejtësi skëterre me motorin e tij shumë kubikësh.

Në atë që njihet si bulevardi i ri i Astirit ky  djalë i ri zgjodhi të demostronte aftësinë edhe për ngritjen e gomës së motorit.

Zona e Astirit deri në ora 12:00 ishte e mbushur me qytetarë njësoj si kohët normale pa Koronavirus.

Shumë të rinj qëndronin në bordurat e bulevardit të pa shqetësuar e duke mos respektuar distancën.

Top Channel