“Shakaja më e keqe që kam parë”, kritika të ashpra modeles ruse që përdori maskat mjekësore si bikini

21/03/2020 19:02

Ish-prezantuesja ruse e hokeit ne akull Julia Ushakova është quajtur së fundmi “pa tru” pasi pozoi me maska mjesore të improvizuara si bikini, teksa ndjekësit e quanin “shakaja më e keqe” ne nje kohe kur bota lufton me epipdeminë e Covid-19.

Ushakova shpërndau sot foton në Instagram ku pozonte memaskat e vendosura në mënyrë strategjike për të mbuluar modestinë e saj.

“Porosita në Ali Express modelin e fundit të bikinit për 2020,” komentonte modelja e mbajtjessë trupit në formë.
“Valvulat e ajrit e bëjnë më të lehtë frymëmarrjen, por pajisja duhet të ndrrohet çdo dy orë!

“Si ju duket?” pyeste ajo 515,000 ndjekësit e saj.

Por ky përdorim imaskave nënjëkohë kur në shumë vende të botës ka mangësi të tyre pati reagime të përziera.
Disa nga komentet thonin: “Ke figurë të bukur por kjo nuk është për të qeshur.”

“E tmerrshme… ne nuk kemi mjaftueshëm maska në vend, kurse këtu …,” shkruan një tjetër.

“Të isha unë në vendin tënd, do të kisha porositur më mirë një palë tru,” shkruante një përdorues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel