Qeveria mbyll sot baret, restorantet/ Nuk “binden” britanikët, festë dhe alkool gjithë natën – Foto

21/03/2020 08:33

Britanikët në të gjithë vendin vendosën të shijonin një gotë të fundit në bare ose restorante, pasi mbrëmë Boris Johnson ka dhënë urdhrin e mbylljes e tyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Kryeministri, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, tha se ambientet sociale që përfshijnë teatro, kinema, palestra dhe qendra sportive duhet të mbyllen sa më shpejt të munden, dhe që prej ditës të sotme duhet të jenë të gjitha të mbyllura.

Por mesa duket britanikët nuk i morën edhe aq seriozisht këshillat e qeverisë, teksa pinë alkool dhe kërcyen gjithë natën, pavarësisht numri i vdekjeve nga koronavirus u rrit nga 40 këtë të premte në 177, dhe numërohen mbi një 4.000 të infektuar.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA