Policia i përgjigjet apelit të Top Channel, gruaja e sëmurë shoqërohet për në banesën e saj

21/03/2020 16:24

Një grua e sëmurë dhe bashkëshorti i saj kishin mbetur në qytetin e Durrësit dhe nuk kishin me çfarë të shkonin në shtëpinë e tyre në fshatin Arapaj.

Falë apelit në Top Channel dhe përgjigjes së shpejtë të policisë së Durrësit, gruaja e sëmurë dhe bashkëshorti i saj po shoqërohen me një automjet drejt banesës së tyre në fshatin Arapaj.

Disa qytetarë të Durrësit gjithashtu reaguan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë çiftit Domi, për t’i dërguar me automjetin personal nëse do të mundësohej dhënia e lejes nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA