Po bëjnë një luftë këtu dhe po e humbin; kështu nis videoja që Sky News ka realizuar brenda spitalit të Bergamos ku mjekët luftojnë për të shpëtuar të sëmurët me koronavirus, por fatkeqësisht, jo gjithmonë me sukses.

“Numri i njerëzve që sëmuren po trullos çdo spital të Italisë së Veriut. Kjo nuk është një sallë reanimacioni, kjo është salla e Urgjencës, pasi Terapia intensive është plot”, thuhet në video.

Pamjet filmike tregojnë njerëz të porsambërritur në spital, të cilët janë në gjendje të rëndë, dhe kjo gjë vazhdon. Pandemia duket se ka dalë jashtë kontrollit.

“Pacientët gulcojnë për pak ajër. Kaskat plastike përmes të cilave stafi përpiqet të komunikojë synojnë të balancojnë presionin e ajrit në mushkëri.

Vala e të sëmurëve duket i ka zënë mjekët të papërgatitur; askush nuk e priste një numër kaq të madh pacientësh brenda një kohe kaq të shkurtër. Sëmundja, siç thotë Sky News, nuk është aspak si gripi dhe po vret me qindra përditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA