Do dilte fshehurazi nga konvikti për të blerë pije për ditëlindje, bie nga kati i tretë dhe ndërron jetë 19-vjeçarja

21/03/2020 22:17

Tatiana, një studente 19-vjeçare ruse nuk mund të priste deri në mëngjes për të festuar ditëlindjen e saj dhe lidhi disa çarçafë bashkë dhe tentoi të zbriste nga dritarja.

Adoleshentja ra tragjikisht duke humbur jetën në orët e para të ditës së saj të lindjes teksa tentonte të dilte nga konvikti për të blerë pije alkoolike.

E identifikuar vetëm si Tatiana T, ajo jetonte në konviktin e shkollës në Chaykovsky në jug perëndim të Rusisë.

Duke njohur rregullat strikte të administratës së konviktit ajo nuk dëshironte të rrezikonte ta shihej në hyrjen kryesore me pije por vendosi të zbriste me çarçaf nga kati i katërt i ndërtesës.

Por, çarçafi i është këputur në katin e tretë duke rënë.

Ajo u çua menjëherë me ambulancë në spital dhe vdiq në kujdesin intensiv të mjekëve disa orë më vonë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA