Gjysma e rasteve të koronavirusit në Uruguai, të infektuar nga gruaja në festën e shoqërisë së lartë

20/03/2020 21:54

Supozohej të ishte eventi më i rëndësishëm i shoqërisë së lartë të kryeqytetit uruguaian Montevideo, por një martesë në zonën ekskluzive të Carrasco mori famë së fundmi vetëm për faktin se 44 të ftuar u infektuan atje me koronavirusin e pandemisë globale.

Uruguai është goditur relativisht rëndë nga pandemia e Covid-19 megjithse Argjentinë fqinje (me popullatë 45 milionë), ka vetëm 97 raste. Në Uruguai popullata prej 3.5 milionë banorësh ka parë një rritje të frikshme nga katër raste në 12 mars në 79 kësaj jave, teksa 392 janë të dyshuar.

Rritja eksplozive është gjurmuar te një grua e shoqërisë së Montevideo që mori pjesë në dasmën me 500 të ftuar më 7 mars, disa orë pasi ishte kthyer nga Spanja.

Stilistja 57 vjeçare Carmela Hontou, ende mbron vendimin e sja për të marrë pjesë në event duke thëën se kihste shkaur për drekë me nënën e saj 84-vjeçare sapo mbërriti, deh ditën tjetër në jë darkë ku kishte sipas saj “gjithahtu shumë njerëz”.

E pyetur nga gazetari nëse e konsideronte të pakujdsshme sjelljen e saj, Hontou përgjigjet: “Kjo është qesharake! Plus, a e dini se sa njerëz kishte nëatë aeroplan?”

Në të njëjtën intervistë Hontou thotë se gjatë jë udhëtimi në Madrid në janar e kishin zënë ethet e kishte shkaur te doktori. “As nuk ecja dot, kisha temperaturën 41. E ngrita çështjen e koronavirusit me doktorinpor ai nuk i vuri mendje”.

Ajo shton se ishte e shqetësuar për virusin gjatë udhëtimit të saj të 22 shkurtit aq sa kur zbriti nga avioni në Madrid mbante maskë.

Hontou tashmë shpreh habi ndaj reagimit negativ ndaj saj.
“Tani më thonë se jam një terroriste që ka sjellë këtu virusin për të vrarë të gjithë”.

Dhe në fakt ajo mund të përballet së shpejti meakuza sipas nenit 224 të kodit penal të Uruguait mbi “përhapjen e sëmundjeve infektive”, sipas disa mediave.

Në Argjentinën fqinje ka gjithashtu probleme për të bindur qytetarët me rreziqet e koroanvirusit dhe vetë-izolimin. Edhe pse qeveria ka dhën dy javë leje nga aktivitetet jo thelbësore njerëzit nuk po qëndrojnë në shtëpi por kanë vërshuar drejt plazhit për të shijuar ditët e fundit të verës atje.

Nëse kjo tendencë vazhdon Presidenti Alberto Fernández tha se do të urdhërojë karantinën e detyrueshme kombëtare.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA