Gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo konfirmoi se SH.B.A. ka vendosur të “kufizojë udhëtimet jo thelbësore” me Meksikën, përtej kufirit të tyre të përbashkët.
Pompeo diskutoi edhe për kufizimin e udhëtimit në Kanada gjithashtu.
“Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë rënë dakort së bashku për të kufizuar udhëtimet jo thelbësore në kufijtë tanë, ai hyn në fuqi në mesnatë. Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtime jo thelbësore përtej kufirit tonë të përbashkët. Të dy vendet tona e dinë rëndësinë e të punuarit së bashku për të kufizuar përhapjen e virusit, “tha Pompeo.
Marrëveshja midis Meksikës dhe Kanadasë do të hyjë në fuqi më datën 21 Mars.
Sipas bilancit të fundit, në SHBA numërohen 16.068 persona të infektuar, me një shifër mbi 2.269 raste vetëm në 24 orët e fundit. 219 ka arritur numri i viktimave, ku 12 janë shënuar vetëm ditën e sotme.
Top Channel