Situata e CoVid-19 tek të prekurit nga tërmeti/ Xhaçka publikon fotot: Çdo ditë pranë familjeve në nevojë

19/03/2020 16:43

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se operacioni humanitar për të ndihmuar njerëzit që vijojnë të vuajnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë.

Në këtë kohë kur edhe CoVid -19 është prezent në vendin tonë ku deri më tani ka infektuar 64 persona dhe u ka marrë jetën 2 të tjerëve, Ministria e Mbrojtjes e pajisur me mjetet mbrojtëse  njofton se çdo ditë do të vizitojë dhe ndihmojë familjet në nevojë.

“INFORMACION NGA OPERACIONI HUMANITAR QË DO TË VAZHDOJË ME PËRKUSHTIM DHE DURIM ÇDO DITË, DERI NË MBARIMIN E LUFTËS

DJE, SOT, NESËR E ÇDO DITË PRANË FAMILJEVE NË NEVOJË E PENSIONISTËVE KRYEFAMILJARË.

DURIM PËR TË GJITHË MË NË NEVOJË. DO JEMI PRANË SECILIT PREJ JUSH.” shkruan Xhaçka.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel