Po fliste për koronavirusin, prezantuesja kollitet live

19/03/2020 22:44

Prezantuesja e lajmeve e BBC-së kollitet teksa ishte duke folur për situatën e koronavirusin në Britani, por siguroi publikun që nuk ishte mbartëse e epidemisë, por thjesht kollitja ishte shkaktuar nga pluhuri në studio. Prezantuesja

Carrie Gracie, po fliste për koronavirusin, por befas për disa sekonda në studio mbretëroi një heshtje e shoqëruar me një kollitje të lehtë të Carrie. Përpos këtij episodi të sikletshëm, prezantuesja skoceze qetësoi shikuesit duke thënë:

“Unë thjesht dua të sqaroj që ajo që ndodhi ishte një kollë e çastit, jo e përsëritur, gjithashtu nuk kam ethe”.

Nga krahu tjetër shikuesit shprehën shqetësimin e tyre në media sociale pas incidentit.

“Carrie Gracie u kollit dhe më pas na tha që ishte si pasojë e pluhurit dhe jo e koronavirusit, mendoj se kam parë shumë lajme” , shprehet njëri nga shikuesit.

Një tjetër shkrimin e tij e ka shoqëruar me doza humori dhe tha:

“Carrie Gracie duke u kollitur gjatë transmetimit në ajër, tani po që jemi të gjithë të rrezikuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA