Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sot, Barnier, me anë të një postimi në “twitter” tha se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19.
Barnier, një ish-ministër i Punëve të Jashtme Franceze, ka qenë negociatori kryesor i Komisionit Evropian me Mbretërinë e Bashkuar gjatë gjithë procesit të Brexit.
“Unë dëshiroj t’ju informoj se kam rezultuar pozitivisht me COVID19,” shkroi ai.
“Unë jam mirë dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e nevojshme, ashtu si edhe ekipi im”.
“Për të gjithë ata që tashmë janë prekur dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku.”, shton ai më tutje.
Michel Bernard Barnier i lindur më 9 janar 1951 është një politikan francez republikan i cili po shërben si kryenegociatori kryesor nga ana e Komisionit Europian për Brexit . Ai shërben si Shef i Komisionit Evropian i Task Forcës për Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar (UKTF) që nga nëntori 2019.
Postimi i plotë:
I would like to inform you that I have tested positive for #COVID19. I am doing well and in good spirits. I am following all the necessary instructions, as is my team.
For all those affected already, and for all those currently in isolation, we will get through this together.
— Michel Barnier (@MichelBarnier) March 19, 2020
Top Channel