Federata Ndërkombëtare e Futbollit përfshin Evropianin dhe Copa America në kalendarin e saj të eventeve për vitin 2021.
Ky është vendimi i marrë nga qeveria e futbollit botëror pas një telekonference të Komitetit Ekzekutiv të saj, ku u diskutua edhe për tema të tjera. Ditën e enjte UEFA vendosi të shtyjë Evropianin e futbollit të parashikuar të zhvillohej në periudhën 12 qershor-12 korrik me 12 muaj pikërisht në 11 qershor-11 korrik të 2021, vendim që u pasua menjëhere nga ai CONMEBOL për shtyrjen e Copa America për në të njëjtat data si Evropiani.
Në vitin 2021, në Kinë ishte parashikuar të zhvillohej edhe Botërori i Klubeve me formatin e ri me 24 skuadra, por për datën e këtij kompeticioni FIFA do të vendosë në një moment të dytë. Në të njëjtën kohë, FIFA theksoi se do të ekzaminojë edhe periudhën e transferimeve dhe regjistrimin e futbollistëve, pasi disa kampionate mund të mbyllën pas datës 30 qershor për shkak të pandemisë coronavirus.
Në të njëjtën kohë, FIFA shpjgoi se do të formojë një grup pune me konfederatat për të monitoruar situatën shëndetësore dhe konfirmoi se do t’i dhurojë 10 milionë Dollarë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër virusit Covid 19
Top Channel