24/11 10:25
Këngëtarja simpatike Çiljeta Xhilaga ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon”, nga ku ndau eksperiencën e saj në këto ditë karantinimi.
Ajo sqaroi edhe statusin e bërë së fundmi në instagram, duke theksuar se këto ditë është me rëndësi t’i lutemi Zotit.
E pyetur nga Bieta se për çfarë lutet ajo tha:
“Unë lutem për shumë gjëra, në radhë të parë kërkoj falje. Pastaj, sigurisht, lutem që Zoti të mbrojë djalin tim nga çdo sëmundje dhe çdo rrezik. Të më mbrojë mua, familjen time dhe njerëzit e mi të dashur. Në këtë situatë ku ndodhemi, Zoti të ruajë gjithë botën e të na shpëtojë nga gjithë kjo bela e madhe, ku vetë dora e njeriut na ka futur”.
Top Channel