Komisioni Evropian ka vendosur të krijojë rezerva strategjike të pajisjeve mjekësore për të ndihmuar vendet e BE-së që përballen me pandeminë koronavirus, dhe rezervat do të jenë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Rezervat e “shpëtimit” do të përbëhen nga pajisje të tilla si respiratorë, maska mbrojtëse, vaksina, ilaçe dhe furnizime laboratorike dhe do të vendosen në një nga shtetet anëtare.

Vendi pritës gjithashtu do të kujdeset për blerjen e pajisjeve, dhe Komisioni Evropian do të paguajë 90 për qind të kostove. Shpërndarja e pajisjeve nga rezervat në përputhje me nevojat e anëtarëve do të jetë përgjegjësi e Qendrës Evropiane të Koordinimit për Reagimin e Emergjencave, e cila vepron në kuadër të Njësisë së Ndihmës Humanitare dhe Mbrojtjes Civile të BE (ECHO).Buxheti fillestar për krijimin e rezervës do të jetë 50 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro do të duhet të miratohen nga autoritetet buxhetore të Unionit, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Vendimi në fuqi më 20 mars, dhe nga ajo ditë anëtarët e BE-së që dëshirojnë të presin rezervat e shpëtimit do të jenë në gjendje të aplikojnë për një kredi të drejtpërdrejtë pa interes nga Komisioni.

Kjo kredi do të mbulojë 90% të shpenzimeve për formimin e rezervës, ndërsa 10% e mbetur do të përballohet nga vendi pritës.Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se krijimi i rezervës së parë evropiane të pajisjeve të urgjencës mjekësore do të aktivizonte solidaritetin evropian. “Do të përfitojnë të gjithë shtetet anëtare dhe të gjithë qytetarët tanë. E vetmja rrugë përpara është të ndihmojmë njëri-tjetrin,” tha Von der Leyen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA