Kryeministri Rama duke folur në Open për atë që është duke bërë Qeveria në këtë situatë të Covid-19 u ndal edhe tek masat që janë marrë për të pasur një stabilitet ekonomik.

I pyetur për propozimet e opozitës, për disa lehtësira për qytetarët dhe biznesin e vogël Rama përdori metaforat. Ai tha se “këtu nuk është deti kos, por një luftë për mbijetesë. Dhe në luftën për mbijetesë nuk jetohet si në kohë paqeje. Të gjithë jemi në luftë, që na ka zënë të gjithëve.

Rama, duke iu referuar PD, e cila thotë të mos paguhen dritat, uji, apo taksat, tha se “kjo nuk mund të ndodhë, sepse kështu i bie të shkatërrohet buxheti i shtëpisë sonë të përbashkët”.

Sipas shefit të Qeverisë shqiptare, duhet pasur kufizime, por jo të mos punohet. “Edhe në luftë të gjithë punojnë, sigurisht jo si në paqe. Opozita bën poezi, ndërsa në bëjmë prozë. Të bërit poezi në kohë luftë është papërgjegjësi” – tha Rama, por shtoi ai, duhet të veprojmë vetëm kështu, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

Top Channel