Rama në Open: Jemi në luftë, masat shtrënguese e vetmja rrugë për të luftuar këtë armik
18/03/2020 22:09
Kryeministri Edi Rama bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Rama tha se masat ishin të domosdoshme.
Një pyetje e domosdoshme kjo, si jeni ju dhe familja juaj?- e pyeti Eni Vasili.
Mirë, jemi të gjithë mirë- u përgjigj Rama.
Masat e marra, a janë pak të rrepta?- e pyeti Eni Vasili.
‘Kur unë thashë që jemi në luftë, shumë thanë që kjo nuk është luftë, por një sëmundje kalimtare. Sot presidenti i Francës flet për luftë, Merkel flet për luftë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet për luftë. Jemi në luftë dhe vetëm masat shtrënguese janë e vetmja rrugë për t’u përballur me këtë armik’- tha Rama.
Top Channel