Kryeministri Edi Rama bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama tha se masat ishin të domosdoshme.

Kryeministri u pyet edhe për testet e pakta që po zhvillohen. Pse po bëhen kaq pak tamponë?-e  pyeti Eni Vasili.

‘Unë mund të bëj një tampon dhe mund të rezultoi pozitiv. E vetmja gjë që do më thonë është qëndro në shtëpi dhe kujdesu për vetën me ato ilaçe. Këtë ma thonë edhe pa bërë testin. U kemi kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. As Zvicra dhe asnjë vend tjetër nuk bëjnë tamponë të shumtë, bëjnë vetëm për ato që kanë simptoma të shumta. Në Zvicër plumbat ndaj armikut janë ruajtur vetëm për moshat mbi 65 vjeç’- tha Rama.

Top Channel