Një ekspert i botës së egër arktike ka thënë se fundmi se femrat e navalëve, balenave me bririn karakteristik të gjuetisë, janë të tërhequra më shumë nga meshkujt që e kanë më të gjatë, të cilët e valëvizin atë si një “armë seksuale” kur luftojnë me njëri-tjetrin për të rënë në sy të tyre.

Zackary Graham bëri zbulimin pasi studioi për 35 vjet të dhënat e masës së bririt në krahasim me masën trupore të 245 navalëve meshkuj.

Duke krahasuar individët e të njëjtës moshë, tiparet seksuale zakonisht janë jashtë proporcioni por duke krahasuar rritjen e bririt të tyre dallohet se ai ka një ndikim në funksionet seksuale.

Zackary, studiues i Arizona University, tha: “Briri i narvalëve është një sinjali zgjedhur seksual që përdoret gjerësisht gjatë luftës seksuale mes dy meshkujve. Briri përçon informacion ‘unë jam më i madh se ty’”.

Navalët janë një specie e mesme balenash me bririn karakteristik nga 30 deri në 50 cm dhe janë mbiquajtur tashmë “unikorni i detit”.

Ai në fakt nuk është një bri por një mutacion i dhëmbit kanin i zgjatur në formë spiraleje që shpon përtej mishit të nofullës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel